Familja njerëzore të marrë si shembull Familjen e Nazaretit, thekson Papa Benedikti XVI




Papa Benedikti XVI kërkoi që çdo familje të marrë si shembull familjen e Nazaretit, duke i rezistuar forcave që duan ta shkatërrojnë e ta minojnë shenjtërinë e saj. Pikërisht sot në ditën që Kisha ia kushton Familjes së Shenjtë, Papa u uroi mijëra njerëzve që mbushnin në mesditë sheshin e Shën Pjetrit, të kalojnë një fund viti të qetë:
Lutemi tani sëbashku për mbrojtjen e shën Marisë e të shën Jozefit për çdo familje, veçanërisht për ato në vështirësi. I ndihmofshin familjet, që të dinë t’u rezistojnë shtysave shkatërruese të një lloj kulture bashkëkohore, që minon bazat e vetë institucionit familjar. I ndihmofshin familjet e krishtera të jenë, në çdo anë të botës, imazh i gjallë i dashurisë së Zotit.


















Fjala e Papës u dëgjua në një kornizë me të vërtetë magjepsëse. Në sheshin e Shën Pjetrit spikat Betlehemi i ndërtuar si çdo vit pranë pemës së Vitit të Ri, në qendër. Pikërisht aty duket një model familjeje, së cilës nuk i ka kaluar moda që prej 2 mijë vjetësh. E pikërisht tek ajo familje duhet t’i kthejnë sytë familjet e sotme, theksoi Papa:
Familja e Shenjtë e Nazaretit është me të vërtetë “prototipi” i çdo familjeje të krishterë, e cila, e bashkuar nëpërmjet Sakramentit të martesës dhe e ushqyer nga Fjala e Ungjillit e Eukaristia, është e thirrur të realizojë misionin e mrekullueshëm për të qenë celulë e gjallë jo vetëm e shoqërisë, por edhe e Kishës, shenjë dhe mjet bashkimi për të gjithë njerëzimin.



Jezusi – shpjegoi më pas Ati i Shenjtë – ka qenë një fëmijë që i ka dëgjuar prindërit, të cilët e kanë edukuar, para së gjithash, me shembullin e tyre. Prej tyre, pohoi Benedikti XVI, Jezusi mësoi se si t’i bindej vullnetit të Zotit, por edhe se lidhja shpirtërore vlen më shumë se sa lidhja e gjakut. Po të shohim Ungjijt, nuk gjejmë fjalime mbi familjen, por një ngjarje, që vlen shumë më tepër se çdo fjalë, tha Papa:
Zoti deshi të lindë e të rritet në një familje njerëzore. Në këtë mënyrë e ka shuguruar si rrugë të parë e të zakonshme për takimin e tij me njerëzimin. Në jetën e kaluar në Nazaret, Jezusi e ka nderuar Virgjërën Mari dhe Jozefin e drejtë, duke mbetur nën autoritetin e tyre për gjithë kohën e fëmijërisë dhe të adoleshencës.
Në këtë mënyrë ka vënë në dukje vlerën primare të familjes në edukimin e personit.







Të dashura familje, mos lejoni të ligështohen dashuria, dëshira për jetën e lidhjet e pakrahasueshme, që bashkojnë familjet tuaja. Kërkojani vazhdimisht Zotit, lutuni të bashkuar, që qëllimet tuaja të ndriçohen nga feja e të kaliten nga hiri hyjnor në rrugën drejt shenjtërisë. Kështu, duke ndarë bashkë gjithçka me frymën e dashurisë, do t’i jepni botës një dëshmi të bukur, duke u treguar të gjithëve sa e rëndësishme është familja për njeriun e për mbarë shoqërinë. Papa është përkrah jush, duke e lutur në mënyrë të posaçme Zotin për të gjithë ata që, në çdo familje, kanë më shumë nevojë për shëndet, për punë, për ngushëllim e shoqëri”.




Hiri dhe Bekimi i Zotit ju përciellt në jet...



˙·٠•●★
https://www.facebook.com/pages/Familja-Sh%C3%ABjt%C3%AB-sh%C3%ABmbull-p%C3%ABr-%C3%A7do-Familj%C3%AB-Katolike-Familj%C3%ABt-Katolike/1505556309670287?fref=ts

★●•٠·˙