Familja e Shëjtë – model i familjës së Krishterë†

˙·٠•●★
https://www.facebook.com/pages/Familja-Sh%C3%ABjt%C3%AB-sh%C3%ABmbull-p%C3%ABr-%C3%A7do-Familj%C3%AB-Katolike-Familj%C3%ABt-Katolike/1505556309670287?fref=ts

★●•٠·˙

Festën e Krishtlindjës ne të Krishtërë e festojmë si festë të posaçme familjare, pra në Familje.
Familja më së shumti bashkohet për Krishtlindje.
Më së shumti rrimë së bashku për Krishtlindje.
Më së shumti dashurinë e tregojmë njëri ndaj tjetrit pikërisht për Krishtlindje.

Përveç kësaj Kisha në javën e Krishtlindjes ka vendosur edhe festën e Familjes së Shenjtë të Nazaretit: Familjen e Jezusit, të Virgjrës Mari dhe të shën Jozefit.
Kjo familje është model dhe ideal i familjeve tona.



Familja ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe në jetën e njeriut.
Nga familja varet krejt shoqëria njerëzore.
Në qoftë se familja është e shëndoshë – edhe e tërë shoqëria do të jetë e shëndoshë.

Shkatërrimi i familjes në një popull është fillim i shkatërrimin i tër popullit. Pse? – Sepse njeriu, si qenie shoqërore, lind, rritet, jeton dhe vdes brenda familjes.





Familja e shëndoshë lind dhe rrit fëmijët pak a shumë të shëndoshë.

Familja me moral të lartë do të edukojë edhe fëmijët e moralshëm.

Familja atdhetare do të edukojë edhe fëmijët atdhetarë.

Familja besnike dhe fetare do të edukojë edhe fëmijët besnikë dhe besimtarë.

Familja ngatërrestare do t’i rritë edhe fëmijët ngatërrestarë.

Familja e hutuar do t’i rritë edhe fëmijët e hutuar.

Familja e shkatërruar do të ketë si pasojë edhe fëmijët e shkatërruar.


†††


Pra më së shumti nga familja varet ardhmëria e personit dhe e shoqërisë.

Prandaj familja ka rëndësi të madhe në jetën tonë – dhe këtë rëndësi duhet ta respektojmë.
Shoqëria nuk guxon ta shfrytëzojë familjen për interesat e veta, por duhet ta mbështetë dhe ta mbrojë familjen, si qelizën elementare, si thelbin e shoqërisë.
Më e larta vlerë e shoqërisë është vlera e familjes. Ose populli do ta respektojë shenjtërinë e familjes, ose do të zhduket si popull!

Vlerën më të madhe se familja, ka vetëm personi njerëzor. Sikurse shoqëria nuk guxon ta shfrytëzojë familjen për interesat e veta shoqërore (kombëtare, apo shtetërore), po ashtu as familja nuk guxon ta shfrytëzojë personin njerëzor, anëtarin e familjes, për interesa të përbashkëta familjare.

Krejt familja duhet të jetë në shërbim të personit, ta mbështetë, ta mbrojë dhe ta sigurojë personin dhe t’i ndihmojë në rrugën e realizimit të tij.




† Burri e gjen lumturinë e jetës së vet dhe realizimin e vet personal në bashkim me gruan e vet dhe në fëmijët e vet.

† Gruaja po ashtu realizon vetveten si person njerëzor, si grua dhe si nënë – në bashkim me burrin e vet dhe me fëmijët e vet.

† Fëmija jo vetëm se lind prej prindërve të vet, por së bashku me ta rritet në moshë, urti dhe hir para Zotit dhe para njerëzve.


Të gjithë janë të lidhur njëri me tjetrin, varen njëri nga tjetri, realizojnë vetveten në bashkim me të tjerët dhe njëkohësisht u ndihmojnë të tjerëve në realizimin e personit të tyre, duke krijuar së bashku atmosferën e mirëbesimit, të dashurisë, të gëzimit dhe të lumturisë.


†††


Ta kërkojë realizimin e vetvetes jashtë familjes – është rrugë e gabueshme për njeriun, që është krijuar si qenie shoqërore, e para së gjithash familjare.

Rruga e realizimit personal jashtë familjes njësoj është e gabueshme për burrin, sikur për gruan, apo për fëmijën. Ata mund të jenë të lumtur vetëm si pjesëtarë të familjes së shëndosh, në të cilën gjithkush respekton gjithkënd dhe në të cilën gjithkush vullnetarisht sakrifikohet për gjithkënd, për të mirën e përbashkët, e nuk sakrifikon askënd për interesin e vet personal, që do të ishte kundër interesit të përbashkët.

Ndarja nga një familje është e arsyeshme vetëm kur njeriu në mënyrë të natyrshme dhe të ligjshme krijon familjen tjetër, apo bëhet pjesëtar i familjes tjetër – e jo duke u izoluar nga familja, apo duke e ndarë familjen në mënyrë jo të natyrshme.
Nuk mund të ndahet familja në mënyrë të drejtë dhe të shëndoshë duke u ndarë burri e gruaja dhe duke i ndarë me matematikë fëmijët për gjysmë. Ajo është shkatërrim total i familjes. Edhe në qoftë se një anëtar ndahet nga familja, mbetet i cunguar edhe ai, edhe familja – qoftë ai burrë, grua, apo fëmijë.

Vetëm kur një djalë martohet, mund të ndahet në mënyrë të natyrshme nga familja e vet, pasi krijon familjen e re. Po ashtu edhe kur vajza martohet, ajo ndahet në mënyrë natyrore nga familja e vet – jo për t’u izoluar nga familja, apo për t’u endur rrugëve të botës, por për ta krijuar familjen e re.

Diçka e ngjashme është edhe me atë djalë apo vajzë, që i kushtohen jetës meshtarake, apo rregulltare: edhe ata në mënyrë natyrore kalojnë nga familja e vet natyrore në familjen e re kishtare, apo rregulltare. Ata në atë familjen e vet të re e realizojnë vetveten si njerëz, në thirrjen në të cilën i ka ftuar Zoti, e nuk rrinë të izoluar, si skllevër të egoizmit të vet, apo të egoizmit shoqëror, por e gëzojnë dinjitetin e vet njerëzor dhe arrijnë cakun për të cilin i ka krijuar Zoti.





Ti lutemi, pra, sot dhe çdo ditë, gjatë krejt jetës sonë, Familjes së Shenjtë të Jezu Krishtit, të Virgjrës Mari dhe të Shën Jozefit – që t’i përcjellë me bekimet e veta familjet tona dhe secilin prej nesh, që të mund të jetojmë të lumtur në familjet tona dhe të mund t’ua sjellim paqen dhe lumturinë edhe atyre familjeve dhe personave, të cilave kjo lumturi për çfarëdo arsyeje u mungon.

Jezu Krisht, shenjta Mari, shenjti Jozef – dashurisë suaj dhe kujdesit tuaj po i porosis të gjitha familjet tona! Ruajini në dashuri, në mirëkuptim dhe në hir të Zotit, që të jetojnë të lumtura në këtë botë dhe të gëzojnë së bashku edhe lumturinë e amshuar në Mbretërinë qiellore.



♡ ♡ ♡ ✞
 

Lutja e Familjës Shëjtë†

★★★★★

"Familja që lutët i perngjan familjes së Nazaretit, e venë Jezusin
në qëndër të vëmëndjës, dhe më Të i ndan gjërat e mira dhe të veshtira…".

Papa Gjon Pali II



★★★★★


"At Hyenor.
Ti na ke dhënë Shëjtën Familje të Nazaretit si model të jetës,
të lutëm At i dashur, ndihmona që të bejmi nga familjet tona nji Famije si të Nazaretit, ku mbretron Dashuria,
Paqëja dhe Gëzimi".


Nenë Tereza


★★★★★





★★★★★

Lutja e Familjës Shëjtë:



Jezu Krisht, Shejtja Mari, Shejti Shen Jozef,
Ne duar të juaja po e la zëmren timë,
jetën timë dhe shpirtin tim.

Jezu Krisht, Shejtja Mari, Shejti Shen Jozef,
Ne Paq me ju qoftë vdekja ime.

Jezu Krisht Shejtja Mari, Shejti Shen Jozef, ju
me dilni zot në fill të vdekjes sime.

Jezu Krisht Shejtja Mari, Shejti Shen Jozef,
Kujdesuni për mua dhe për Familjen timë.


Amen.



★★★★★

Kushtuar Familjës Shënjtë - Familjës Nazaretit për Familjët Katolike

Jezusi, Maria e Jozefi janë shembuj për ne, se si duhët të jetojmë në përkim e dashuri unitetin familjar, dhe familjen ta ruajme nga çdo rrezik.


Jezu Krishti - Shembull si duhet te jet nji Femi ne nji Familje dhe ne Shoqeri.

Shejta Mari - Zoja e Bekuar Shembull i gjinis Femrore, te Fejuarave, Bashkshorteve, dhe Nenave.

Shën Jozefi - Shembull i gjinis Mashkullore, te Fejuarve, Bashkshortave, dhe Babave.

...pra, Familja e Nazaretit eshte nji Familje Ideale per ta marr si nji Shembull në të gjitha aspektet.






Familja eshte nji gje e Shejte, pra perkujdesuni per te ashtu siq e meriton.

Lypset kujdesi i veqant dita dites, me fjal dhe me vepra te mira, me Dashuri dhe Mirkuptim.
Te gjitha keto mund ti bejmi nese Zotin e kemi ne vend te pare ne jeten tone.
Mbi te gjitha le te jet Zoti - Dashuria dhe Familja.
...le te Shpresojmi per nji te ardhme me te mire ne çdo familje, ne çdo mardhenje martesore, shpresa mos te humb kurre, pra me ne fund na mbetet; Feja, Shpresa dhe Dashuria, siq thot edhe Shen. Pali Apostul.
Le te mbretrojne keto tri Gjera ne zemrat tona, ne jetën tone...






Tema e familjes është jashtëzakonisht aktuale edhe sot,.... po ashtu dhe Fjala e Zotit e kësaj feste na tërheq vëmendjen tonë te të gjithëve, prindër e fëmijë ndaj vlerave njerëzore nga të cilat duhet të burojnë sjelljet dhe veprimet e mira e të drejta, në mënyrë që çdo familje të jetë e denjë të quhet Familje; vend i formimit të personit,
vend i kultivimit dhe i rritjes e rrezatimit të vlerave njerëzore, shpirtërore, shoqërore, kulturore, kombëtare e botërore.






“Familja e Jezusit e meriton me të vërtetë
titullin - SHENJTË, sepse është e gjitha e pushtuar nga dëshira për të bërë vullnetin e Zotit, mishëruar në praninë e adhurueshme të Jezusit.

Nga njëra anë është familje si të gjitha të tjerat e, si e tillë, model i dashurisë bashkëshortore, i bashkëpunimit, i flijimit, i besimit të plotë në Provaninë hyjnore, në dashurinë për punën e në solidaritetin, domethënë në të gjithë ato vlera, që familja i ruan e i mbron, duke dhënë ndihmesën e vet të parë e më të rëndësishme për formimin e indit të çdo shoqërie”.






Ti lutëmi pra gjithëhere Familjës së Nazaretit, që të jetë e pranishme në jetën tonë, në Familjët tona dhe të na mbrojë nga çdo e keqe...

Te na udhezoje nga e verteta dhe jeta, ta kemi gjithmone si shembull në jeten tone, ta kemi shpresen e tërë në të dhe që të mbretërojë; Paqëja, Dashuria, Mirkuptimi, dhe Harmonia në çdo zëmër duke filluar nga ti, une, dhe keshtu me radhe dhe në Familjet tona ... shoqeri, atedhe, dhe boten mbare.


Familja njerëzore të marrë si shembull Familjen e Nazaretit, thekson Papa Benedikti XVI




Papa Benedikti XVI kërkoi që çdo familje të marrë si shembull familjen e Nazaretit, duke i rezistuar forcave që duan ta shkatërrojnë e ta minojnë shenjtërinë e saj. Pikërisht sot në ditën që Kisha ia kushton Familjes së Shenjtë, Papa u uroi mijëra njerëzve që mbushnin në mesditë sheshin e Shën Pjetrit, të kalojnë një fund viti të qetë:
Lutemi tani sëbashku për mbrojtjen e shën Marisë e të shën Jozefit për çdo familje, veçanërisht për ato në vështirësi. I ndihmofshin familjet, që të dinë t’u rezistojnë shtysave shkatërruese të një lloj kulture bashkëkohore, që minon bazat e vetë institucionit familjar. I ndihmofshin familjet e krishtera të jenë, në çdo anë të botës, imazh i gjallë i dashurisë së Zotit.


















Fjala e Papës u dëgjua në një kornizë me të vërtetë magjepsëse. Në sheshin e Shën Pjetrit spikat Betlehemi i ndërtuar si çdo vit pranë pemës së Vitit të Ri, në qendër. Pikërisht aty duket një model familjeje, së cilës nuk i ka kaluar moda që prej 2 mijë vjetësh. E pikërisht tek ajo familje duhet t’i kthejnë sytë familjet e sotme, theksoi Papa:
Familja e Shenjtë e Nazaretit është me të vërtetë “prototipi” i çdo familjeje të krishterë, e cila, e bashkuar nëpërmjet Sakramentit të martesës dhe e ushqyer nga Fjala e Ungjillit e Eukaristia, është e thirrur të realizojë misionin e mrekullueshëm për të qenë celulë e gjallë jo vetëm e shoqërisë, por edhe e Kishës, shenjë dhe mjet bashkimi për të gjithë njerëzimin.



Jezusi – shpjegoi më pas Ati i Shenjtë – ka qenë një fëmijë që i ka dëgjuar prindërit, të cilët e kanë edukuar, para së gjithash, me shembullin e tyre. Prej tyre, pohoi Benedikti XVI, Jezusi mësoi se si t’i bindej vullnetit të Zotit, por edhe se lidhja shpirtërore vlen më shumë se sa lidhja e gjakut. Po të shohim Ungjijt, nuk gjejmë fjalime mbi familjen, por një ngjarje, që vlen shumë më tepër se çdo fjalë, tha Papa:
Zoti deshi të lindë e të rritet në një familje njerëzore. Në këtë mënyrë e ka shuguruar si rrugë të parë e të zakonshme për takimin e tij me njerëzimin. Në jetën e kaluar në Nazaret, Jezusi e ka nderuar Virgjërën Mari dhe Jozefin e drejtë, duke mbetur nën autoritetin e tyre për gjithë kohën e fëmijërisë dhe të adoleshencës.
Në këtë mënyrë ka vënë në dukje vlerën primare të familjes në edukimin e personit.







Të dashura familje, mos lejoni të ligështohen dashuria, dëshira për jetën e lidhjet e pakrahasueshme, që bashkojnë familjet tuaja. Kërkojani vazhdimisht Zotit, lutuni të bashkuar, që qëllimet tuaja të ndriçohen nga feja e të kaliten nga hiri hyjnor në rrugën drejt shenjtërisë. Kështu, duke ndarë bashkë gjithçka me frymën e dashurisë, do t’i jepni botës një dëshmi të bukur, duke u treguar të gjithëve sa e rëndësishme është familja për njeriun e për mbarë shoqërinë. Papa është përkrah jush, duke e lutur në mënyrë të posaçme Zotin për të gjithë ata që, në çdo familje, kanë më shumë nevojë për shëndet, për punë, për ngushëllim e shoqëri”.




Hiri dhe Bekimi i Zotit ju përciellt në jet...



˙·٠•●★
https://www.facebook.com/pages/Familja-Sh%C3%ABjt%C3%AB-sh%C3%ABmbull-p%C3%ABr-%C3%A7do-Familj%C3%AB-Katolike-Familj%C3%ABt-Katolike/1505556309670287?fref=ts

★●•٠·˙